

Sot është ndarë jeta Imami Mitrovicas, Mulla Asllani Murati, për ndarjen nga jeta të së cilit kanë shprehur ngushlliem shumë qytetarë.
Në mesin udhëheqësve institucional, pas Haradinajt, është edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, që ka shprehur ngushllime për imamin nga Mitrovica.
Tahiri e ka vlerësuar lartë figurën e Imamit Murati duke e cilësuar atë si prijës fetar e atdhetar shembullor, për të shprehur ngushllime pastaj edhe për familjen e tij.
“Në emrin tim dhe të qytetarëve të Vushtrrisë i shpreh ngushëllime familjes Murati, miqve dhe Bashkësisë Islame të Kosovës.” ka shkruar Tahiri në facebook.