Home Lajme Demokracia Studentore reagon për përjashtimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga ENQA

Demokracia Studentore reagon për përjashtimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga ENQA

3 min read
0
0
26
kujtesa

Organizata për monitorimin e universiteteve publike në Republikën e Kosovës ka reaguar për përjashtimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga ENQA.

Përmes një reagimi të bërë për media, Demokracia Studentore kërkon nga institucionet e vendit që të japin përgjegjësi për përjashtimin e AKA nga ENQA, transmeton Telegrafi.

“Studentët kosovarë kanë marrë edhe një goditje të rëndë shkaku i ndërhyrjeve politike në arsim nga Qeveria e këtij mandati dhe kështu Agjencia e Kosovës për Akreditimit është përjashtuar nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA). Politizimi i institucioneve të arsimit është një dëme shumë i madhe që po ju shkaktohet Kosovës në këto vitet e fundi, andaj ne si organizatë kërkojmë nga institucionet e vendit që të japin përgjegjësi para opinionit për dëmet e vazhdueshme që po na shkaktojnë ne studenteve, përjashtimi nga ENQA i shuan ëndrrat tona që të studiojmë jashtë shtetit”, thuhet në reagim.

Ndryshe,  gjatë ditës së djeshme Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) ka marrë vendim që ta përjashtojë Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA)

Në letrën dërguar Agjencisë së Kosovës për Akreditim, presidenti i ENQA-s, Christoph Grolimund, ka treguar arsyet e vendimit të bordit të ENQA-s lidhur më përjashtimin e AKA.

Në letër thuhet se, bordi i ENQA-s ka ardhur në përfundim se niveli i përgjithshëm i pajtueshmërisë me Standardet dhe udhëzimet për sigurimin e cilësisë në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë (ESG) nuk është i mjaftueshëm për të përmirësuar anëtarësimin e Agjencisë në këtë fazë. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…