Home Sport Conte e vlerëson Barcelonën për pjesën e dytë, ka kritika të shumta për gjykimin

Conte e vlerëson Barcelonën për pjesën e dytë, ka kritika të shumta për gjykimin

2 min read
0
0
42
kujtesa

Antonio Conte ka thënë se ishte një humbje e pamerituar kundër Barcelonës, duke e kritikuar edhe gjyqtarin e takimit.

Djelmoshat e Antonio Conte e dominuan pjesën e parë me raste në Camp Nou dhe kaluan në epërsi me Lautaro Martinezin pas tre minutash, por në pjesën e dytë Luis Suarez shënoi dy herë për t’ia dhënë fitoren Barcelonës.

‘Shyqyr u bo e Premte’

E SPONSORUARSHIKO VIDEON

“Komplimentet janë të këndshme, por pas një paraqitjeje të tillë, ne merituam shumë, shumë më tepër dhe duhet të kishim shënuar dhe një të paktën nga disa prej rasteve tona”.

Pamje nga ndeshja. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

“Ne e vendosëm Barcelonën nën presion serioz për periudha të gjata në fushën e tyre, por pas pushimit ata e ngritën shpejtësinë”.

“Ndihem i hidhëruar. Pashë disa incidente që gjykoheshin në mënyrë jo të drejt. Kishte shumë gjëra që nuk më pëlqyen nga gjykimi, që në fillim”.

“Nuk dua të as për këtë, por kjo ishte ajo që pashë nga stoli. Thotë që duhet të respektosh fanellën e gjyqtarit, por respekti duhet të jetë reciprok, ata duhet të tregojnë respekt për skuadrën që ka ardhur për të luajtur futboll”.

Antonio Conte. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…