Home Lajme Zgjedhjet e 6 tetorit, ja sa i kushtuan KQZ-së vulat dhe jastëkët për vula

Zgjedhjet e 6 tetorit, ja sa i kushtuan KQZ-së vulat dhe jastëkët për vula

1 min read
0
0
73
kujtesa

Kanë mbetur edhe pak ditë që na ndajnë nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar thuajse të gjitha përgatitjet e nevojshme për një proces sa më të mirë elektoral.

Së fundmi, KQZ-ja ka kurorëzuar kontratën e radhës që ka të bëjë me furnizimin me vula dhe jastëk për vula, shkruan Indeksonline.

Për kontratën “Furnizimi me Vula dhe Jastëk për Vula për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2019”, janë ndarë fillimisht 31.500,00 euro, derisa e njëjta kontratë është arritur të kurorëzohet për shumën prej 14.100,00 euro.

Tutje, bëhet e ditur se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 29.850,00.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…