Home Lajme Ky është mesazhi prekës i Ramush Hardinajt për nipin që vdiq tragjikisht

Ky është mesazhi prekës i Ramush Hardinajt për nipin që vdiq tragjikisht

1 min read
0
0
60
kujtesa

Kandidati i AKK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vdekjen e nipit të tij Shqipdonit, djalit të të dëshmorit të kombit Shkëlzen Haradinaj.

Haradinaj ka bërë një mesazh prekës, ndërsa ka publikuar dhe një foto të Shqipdonit.

“Sot, ndoshta do të festonim, jetën e rininë në Kullën e Plakut Hilmi. Sot, Suzana ndoshta do ta kishte një nga mëngjeset e zakonshme me Ty pranë. Por, sot është ndryshe. Ti nuk je në mesin tonë. E në këtë përvjetor të amshimit tënd, e kujtojmë atë buzëqeshje e pafajësi të një fëmiu, të një engjulli. Qoft i përjetshëm kujtimi për ty Shqipdon Haradinaj!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shqipdonit, kishte humbur jetën tragjikisht pikërisht më 2 tetor të vitit 2007 pas plagëve të marra nga goditja e një autobusi.

Ai u varros më 4 tetor të 2007-ës.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…