Home Shëndetësi Sytë – pasqyrë e shpirtit, por edhe e kujdesit tuaj për veten

Sytë – pasqyrë e shpirtit, por edhe e kujdesit tuaj për veten

6 min read
0
0
59
kujtesa

Kontrollimi jo i rregullt i syve dhe injorimi i simptomave të shfaqura janë sjellje jo e mirë e cila i dëmton sytë tuaj.

Nëse deri tani nuk i keni kushtuar kujdes syve tuaj, është koha kur duhet të filloni, transmeton Telegrafi. Për çdo rast, disa nga këto këshilla mund t’ju ndihmojnë:

Rregulla 20-20-20

Shikimi në monitor apo çfarëdo ekrani nuk do të dëmtojë shikimin, por mund t’i bëjë sytë e lodhur dhe të thatë. Ndiqeni rregullën 20-20-20. Çdo 20 minuta shikoni në largësinë prej 20 metrash në periudhën prej më së paku 20 sekondash. Le të jetë distanca në mes juve dhe monitorit të paktën 60 centimetra.

Syzet e diellit

Kurdo që jeni jashtë, madje edhe gjatë ditëve me re, mbani syze të diellit ose lente që bllokojnë 99 deri 100 për qind të rrezatimit UV. Uji, toka, rëra dhe bora reflektojnë rrezet UV, prandaj është e domosdoshme të mbroni sytë.

Syzet mbrojtëse

Mbani syze mbrojtëse kurdo që punoni me objekte të mprehta, kur ka rrezik që objektet e imta t’ju hyjnë sy dhe kur punoni me kimikatet e rrezikshme.

Ushqimi

Zgjidhni ushqimet siç janë pemët, citruset, perimet e mbyllëta me gjethe dhe drithërat integrale. Ushqimi i pasur me zink (bathë, guaska deti, mishi i kuq pa yndyrë, mishi i pulës) reduktojnë dukshëm rrezikun nga dëmtimi i shikimit. Karota përmirëson shikimin sepse përmban vitaminë A. Nutrientët e tjerë që janë të rëndësishëm për shikim janë beta karoteni dhe luteina.

Mos i injoroni problemet me sytë

Nëse sytë tuaj janë shpesh të irrituar, të thatë ose të kuq, lehtësoni simptomat me kompresa të ftohta ose pika për sy. Nëse ndieni që diçka ju grith syrin shpërlajeni me ujë. Vizitoni mjekun nëse nuk kalojnë simptomat, nëse ndjeni dhimbje, ënjtje, dhe jeni të ndjeshëm në dritë.

Pastroni thjerrëzat

Lani duart para se t’i merrni thjerrëzat në dorë. Çdoherë kur i hiqni thjerrëzat pastrojini mirë. E rëndësishme është që thjerrëzat t’i ndërroni rregullisht.

Kini kujdes me ilaçet

Shumë lloje të ilaçeve mund të dëmtojnë shikimin tuaj. Këto më së shpeshti janë antacidet, ilaçet kundër ankthit dhe mpiksjes së gjakut, antidepresivët, diuretikët, kortikosteroidet dhe kontraceptivët oralë. Këshillohuni me mjekun tuaj për të gjitha efektet e mundshme anësore dhe komplikimet.

Mos përdorni grim të vjetër

Në grim shumë lehtë vjen deri te mbledhja e baktereve. Duhet t’i hidhni produktet që janë më të vjetra se 3 muaj. Mos e ndani me të tjerët kozmetikën dhe mos përdorni mostrat në tregun e produkteve kozmetike. Fytyrën pastrojeni mirë pas përdorimin të grimit, veçanërisht para gjumit.

Lëreni duhanin

Nëse pini duhan, ndaleni! Pirja e duhanit rrit rrezikun nga krijimi i kataraktit dhe shkakton ndjenjën e pakëndshme të syve të thatë. Po ashtu rrit rrezikun nga mbledhja e pllakëzimeve në sistemin e gjakut dhe dobëson arteret.

Kontrollet e rregullta

Pavarësisht nëse mbani syze apo jo, kontrollet e syve janë të nevojshme çdo dy vjet për të gjithë personat prej moshës 21 deri 40 vjet. Të gjithë që bartin thjerrëza dhe personat më të moshuar se 40 vjet kanë nevojë të kontrollojnë sytë një herë në vit. Shumë sëmundje, duke përfshirë edhe glaukomën, krijohen si pasojë e plakjes ose diabetit dhe nuk paraqesin simptoma të hershme, prandaj kontrolli i rregullt është jashtëzakonisht i rëndësishëm. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Shëndetësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…