Home Lajme Shala: Do të fuqizojmë sektorin e IT-së, sepse është i vetmi që ka bilanc pozitiv në eksport

Shala: Do të fuqizojmë sektorin e IT-së, sepse është i vetmi që ka bilanc pozitiv në eksport

2 min read
0
0
39
kujtesa

Ministri në detyrë i Inovacionit dhe kandidati i PDK-së për deputet, Muzafer Shala ka thënë se fokusi i PDK-së është fuqizimi i kompanive të IT-së që eksportojnë produkte jashtë vendit.

Shala, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se PDK ka fokus fuqizimin e sektorit privat dhe ndërmarrësit.

“Do të fuqizojmë ndërmarrësit që merren me shërbime “outsorcing” që është i vetmi sektor që ka bilanc pozitiv në eksport”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se këto kompani kanë krijuar vende të reja pune dhe vazhdimisht ministria e Inovacionit është duke identifikuar ato kompani.

Ministri në detyrë i Inovacionit ka thënë se kanë marrë masa konkrete që të orientojnë të rinjtë në sektorët me perspektivë siç  është ai i IT për të eksporuar produkte.

Ai thotë se është bërë edhe largimi i TVSH-së për produktet teknologjike që ka ndihmuar hapjen e vendeve të reja të punës.

“Do të edukojmë brezat e ri në mënyrë që t’i përgjigjen tregut të kërkesave punës. Ne jemi të interesuar të forcojmë kompanitë e IT-së në mënyrë që të sjellim kompani të reja dhe të hapim vende pune”, tha Shala./Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…