Home Lajme Thaçi udhëton për Francë, merr pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-presidentit Jacques Chirac

Thaçi udhëton për Francë, merr pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-presidentit Jacques Chirac

1 min read
0
0
43
kujtesa

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, udhëton sot për në Paris, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Presidentit të 22-të të Republikës së Francës, Jacques Chirac.

Dita e hënë është shpallur Ditë zie në Francë. Në këtë ceremonitë mortore do të marrin pjesë rreth 30 burrështetas nga e tërë bota.

Presidenti Thaçi e pati vlerësuar ish-presidentin Chirac një prej figurave të mëdha të politikës botërore që i doli në ndihmë Kosovës në ditët më të vështira, sidomos në Konferencën e Rambouillet dhe përkrahjen për bombardimin e caqeve të policisë dhe ushtrisë serbe në vitin 1999. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…