Home Uncategorized Pamjet e rrahjes ndërmjet Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit(VIDEO)

Pamjet e rrahjes ndërmjet Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit(VIDEO)

1 min read
0
0
29
kujtesa

Është publikuar video e rrahjes mes kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi e cila ndodhi rreth tri javë më parë në Fushë Kosovë.

Përfaqësuesit e PSD-së dhe VV-së ishin përfshirë në përleshje fizike, pas një debati televiziv i cili ishte i shoqëruar me tensione, akuza e ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Dhuna fizike mes Molliqajt e Abazit kishte eskaluar në korridorin e një kolegji, teksa po dilnin nga studioja e improvizuar televizive ku po transmetohej emisioni ndërsa e tërë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, shkruan Sinjali.

Prej asaj dite, policia nuk ka bërë asnjëherë të ditur se kush ishte ai që çoi dorë i pari për t`i qëruar hesapet fizikisht dhe kush ishte viktimë e këtij sulmi.

Gazeta Sinjali sjell pamje ekskluzive të pacenuara nga kjo ngjarje e pazakontë që befasoi opinionin kosovar.

Rasti është duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe deri më tash janë ndërmarr një varg veprimesh hetimore.


Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Uncategorized

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…