Home Lajme Osmani: S’ka amnisti për ata që u bënë milionerë në kurriz të popullit

Osmani: S’ka amnisti për ata që u bënë milionerë në kurriz të popullit

5 min read
0
0
39
kujtesa

Ju e dini se ne nuk e keqpërdorim asnjë cent tuajin, por njëkohësisht zotohen para qytetarëve të Lipjanit dhe gjithë Kosovës, se nuk do të ketë amnisti për ata që u bënë milionerë në kurriz të popullit”, tha kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani.

“Ne nuk iu japim amnisti atyre që themelet e partive i ndërtuar me e krim e korrupsion, as atyre që nuk kanë shpjegime se si u bënë milionerë, duke keqpërdorur taksat e qytetarëve dhe pasurinë e popullit”, tha Vjosa Osmani.

Sipas saj, në qeverinë e re do të menaxhohet me përgjegjësi paraja publike dhe nuk do të lejohet të keqpërdoret asnjë cent i buxhetit të shtetit.

Gjatë tubimit në qendër të Lipjanit, Osmani tha se askush më mirë se ju nuk e di dallimin mes keqqeverisjes dhe qeverisjes së mirë.  “Atë që keni bërë në vitin 2013 duke çuar në shtëpi qeverisjen e keqe, duke e ndalur krimin e korrupsionin, duhet ta bëni, bashkë me krejt Kosovën, më 6 tetor. Për ta bërë këtë duhet ta votoni LDK-në. Edhe më shumë sesa e keni votuar Imri Ahmetin në 2017-ën”, pohoi kandidatja për kryeministre nga LDK-ja.

Duke folur për oponentët politikë, Osmani tha se ata po mbjellin frikë, po bëjnë propagandë, po plasojnë lajme të rrejshme, dhe po synojnë të blejnë dhe manipulojnë besimin tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i është kundërpërgjigjur fushatës së oponentëve politikë për gjoja luftë kundër krimit dhe korrupsionit.

“Kur hajni ta bon me gisht e të thotë ja ku është hajni… ruanu. E di që po përpiqen, por nuk ka para që e blen vullnetin tuaj. Ata e kanë rrënuar dhe e kanë helmuar çdo ëndërr të qytetarëve të Kosovës, për të ndërtuar një Republikë të fortë dhe kjo është arsye pse kanë mbetur pa njerëz”, ka thënë Haziri.

Kryetari i degës së LDK-së, Imri Ahmeti, tha se Lipjani është vërshuar nga LDK-ja dhe atë me arsye. “

Lipjani është që Kosova të qeveriset nga njerëz të dijes dhe që e respektojnë ligjin. Të qeveriset nga ata që nuk ia mbyllin dyert Kosovës në SHBA dhe BE. PAN-i shkoftë e mos u ktheftë, sepse nuk ka investuar asgjë në Lipjan. Qytetarët e kësaj komune janë kundër njerëzve të padijshëm, kundër njerëzve të xhepave e xhipave apo siç thotë populli, kundër njerëzve të hunit e konopit”, ka thënë Ahmeti.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…