Home Sport Milani e ka kontaktuar Shevchenkon për postin e trajnerit

Milani e ka kontaktuar Shevchenkon për postin e trajnerit

2 min read
0
0
37
kujtesa

E ardhmja e Marco Giampaolos është vënë në dyshim pas humbjes së katërt të Milanit në gjashtë ndeshjet e para në Serie A.

Rossonerët u nënshtruan në shtëpi nga Fiorentina (1-3), gjë që nxiti protestën e tifozëve të cilët u larguan nga San Siro pa përfunduar ndeshja.

Pas ndeshjes, Giampaolo deklaroi se e pranon përgjegjësinë, porse nuk e ka në plan të japë dorëheqje, sepse u beson ideve të tij.

Andriy Shevchenko (Foto: Ross Kinnaird/Getty Images/Guliver)

Sido që të jetë, shefat e Milanit tashmë po mendojnë për trajnerin e ardhshëm dhe Tuttomercatoweb raporton se e kanë kontaktuar legjendën e klubit, Andriy Shevchenko.

Ish-sulmuesi ukrainas ka qenë pjesë e Rossonerëve për shtatë sezone (1999-2006) dhe më pas u kthye edhe për një sezon tjetër (2008–2009), ndërsa nga viti 2016 ka qenë trajner i Ukrainës.

Si lojtar, me Milanin e ka fituar titullin e Serie A, Kupën e Italisë, Superkupën e Italisë, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e UEFA-s. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…