Home Showbiz Leksion mode i Penelope Cruz të gjitha femrave: Kështu bartet e bardha nga koka deri te thembrat

Leksion mode i Penelope Cruz të gjitha femrave: Kështu bartet e bardha nga koka deri te thembrat

2 min read
0
0
89
kujtesa

ktorja shumë e bukur spanjolle, Penelope Cruz, është shfaqur në premierën e filmit të vet të ri The Wasp Network në kombinimin e veshjes i cili të gjithë i ka magjepsur!

Bukuroshja spanjolle ka zgjedhur rrobat të mëndafshta ngjyrë të bardhë, të bëra nga pantallona të gjera me bel të thellë dhe model perfekt të xhaketës me pulla mbresëlënëse, masive, me nënshkrimin e shtëpisë së modës Ralph & Russo, transmeton Telegrafi.

Nën pantallona mezi janë vërejtur sandalet e bardha me taka të larta, ndërkaq nën xhaketë ka veshur korse të bardhë, e cila ka theksuar dekoltenë e saj të harlisur.

Edicionin plotësisht të thjeshtë, por të përsosur e ka plotësuar vetëm me vëthë diskretë dhe me një unazë, ndërkaq flokët i ka lënë lirisht të bien në tallaze të shkujdesura, natyrale.

Kombinimin e shkëlqyeshëm të veshjes shumica e kanë shpallur si mënyrë e përsosur që ta bartni të bardhën nga koka deri te thembrat, por që të mos dukeni si nuse.

A ju pëlqen ky kombinim i veshjes i Cruz?

Ndani me ne komentet! /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Showbiz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…