Home Sport Legjenda e Unitedit, Paul Ince kritikon publikisht Xhakën: Nuk e kuptoj si mund të luajë çdo javë

Legjenda e Unitedit, Paul Ince kritikon publikisht Xhakën: Nuk e kuptoj si mund të luajë çdo javë

2 min read
0
0
45
kujtesa

Granit Xhaka është caktuar si kapiten i përhershëm i Arsenalit pasi ka marrë votat nga bashkëlojtarët e tij. Por, ylli shqiptar vazhdon të kritikohet nga njohës të futbollit në Ishull, ku i fundit që ka folur për të është Paul Ince.

Legjenda e Manchester United fillimisht ka deklaruar se do të dëshironte të luante kundër mesfushës aktuale të Arsenalit.

“Unë do të dëshiroja të luaja kundër kësaj mesfushe të Arsenalit, absolutisht e dua këtë gjë. Po ta pyesni Roy Keane, edhe ai do të donte të luante ndaj kësaj mesfushe që është shumë teknike, por u mungon fuqia”, ka thënë Ince.

Roy Keane dhe Paul Ince

Tutje ish-sulmuesi anglez është ndalur tek kapiteni i Topçinjve, Granit Xhaka, duke e kritikuar atë.

“Dani Ceballos duket një lojtar i mirë, por nuk e kuptoj pse luan çdo javë Granit Xhaka. Nuk shoh se çfarë sjell ai te Arsenali. Po, ai gjuan nga 25 metra dhe nganjëherë topi përfundon në gol, por shumicën e herëve gjuajtjet e tij janë lartë në tribuna”, tha Ince.

Ince këto komente i dha para ndeshjes së sotme (e hënë), ku Manchester United do të përballet me Arsenalin.

Xhaka ka ditur t’i shënojë gol Unitedit dhe mbetet të shihet se si do t’i përgjigjet anglezit sonte në fushë. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…