

Edhe pse shumica e meshkujve e konsideron partneren e vet vetëm 67 për qind perfekte dhe çereku i tyre mendojnë që e ka prishur pamjen e vet fizike në lidhje, më shumë se gjysma e tyre e duan pikërisht vetëm atë.
Femrat të cilat mëtojnë kah perfeksionizmi mund të heqin dorë menjëherë nga kjo sepse një gjë e tillë nuk ekziston, pohojnë 80 për qind e meshkujve.
Prej 2000 të anketuarve më shumë se gjysma e tyre do t’i vlerësonin partneret e veta si 67 për qind të përkryera. Përkundër kësaj, 50 për qind e tyre mendon që partnerja e tyre aktuale është zgjedhja më e mirë jetësore për ta, shkruan Daily Mail.