Home Sport Mourinho refuzon Sporting Lisbonën, kërkon projekt afatgjatë

Mourinho refuzon Sporting Lisbonën, kërkon projekt afatgjatë

1 min read
0
0
39
kujtesa

E përditshmja portugeze “O’Jogo” shkruan se trajneri Jose Mourinho e ka refuzuar rikthimin në Portugali.

Sporting Lisbona e ka ftuar trajnerin e njohur të marrë drejtimin e skuadrës deri në momentin që të gjejë një skuadër tjetër.

Mourinho është momentalisht i papunë, pas shkarkimit në dhjetor të vitit të kaluar nga Manchester United.

Ai ka deklaruar se është në pritje të një projekti serioz.

Për këtë arsye, Sporting Lisbonë ka kërkuar Mourinho të drejtojë ekipin, qoftë edhe përkohësisht, por “Special One” ka refuzuar.

Flitet se Jose Mourinho po pret për stolin e Bayern Munich. /Telegrafi/   

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…