Home Sport Mediat italiane shkruajnë me nota të larta për Amir Rrahmanin: ‘Muri kosovar’ që po rritet në Serie A

Mediat italiane shkruajnë me nota të larta për Amir Rrahmanin: ‘Muri kosovar’ që po rritet në Serie A

5 min read
0
0
53
kujtesa

ë këtë fillim kampionati, përveç liderëve të Interit që kanë krijuar një ekip të fortë ku kanë pranuar vetëm një gol, edhe një skuadër po befason në mbrojtje, ajo është Hellas Verona.

Portieri i tyre Silvestri e ka nxjerr topin nga rrjeta katër herë në pesë ndeshje, tri prej tyre nga penalltia.

Goli i vetëm nga një aksion ishte ai që e shënoi Aaron Ramsey në ndeshjen e humbur 2-1 në Torino kundër Juventusit. Një fakt befasues, por që e vërteton cilësinë dhe punën e mirë që e ka bërë Ivan Juric deri në këtë moment.

Pjesa më e madhe e meritës i shkon mbrojtjes, gjegjësit njërit nga ta, shkruan Delinquenti del pallone, transmeton Telegrafi.

Po flasim për Amir Rrahmanin, mbrojtës qendror, 25-vjeçar dhe kapiten i Kosovës. Një blerje e qëlluar, që rrit përvojën e mbrojtjes, fizikun dhe cilësinë te Hellas Verona.

Transfer Sleuth@TransferSleuth

OFFICIAL: Kosovian centre back Amir Rrahmani left Dinamo Zagreb for newly promoted Serie A side Hellas Verona

View image on Twitter

8:55 AM – Jun 27, 2019Twitter Ads info and privacySee Transfer Sleuth’s other Tweets

Rrahmani ka lindur në Prishtinë më 24 shkurt 1994. Deri në këtë moment, karriera e tij është ndërtuar në Ballkan, në fakt ai ka veshur fanellat e klubeve si Drenica, Partizani Tiranë, Lokomotiva Zagreb dhe mbi të gjitha ajo e më e lavdishmja, Dinamo Zagreb.

Amir Rrahmani pasi luajti me të gjitha skuadrat e kombëtares shqiptare të të rinjve, në vitin 2016 zgjodhi të mbrojë ngjyrat e Kosovës, një ekip me të cilët po shkruan një pjesë historisë të vërtetë, duke pasur parasysh që kosovarët po luajnë jashtëzakonisht mirë për kualifikimet në Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Ivan Juric me Veronan po e përdorin atë në të djathtë të qendrës me tre veta, ku prishtinasi po shfaq nivel të lartë.

Në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Udineses ai luajti një ndeshje pothuajse të përsosur në mbrojtje, duke mos i lënë sulmuesit kundërshtar të afroheshin te porta, ndërsa edhe në sulm shkon shpesh te porta kundërshtare për të rrezikuar me kokë, vazhdon rrëfimi i Delinquenti del pallone, transmeton Telegrafi.

Ai ka një sens të mirë gol, duke pasur parasysh dhjetë gola të shënuar deri më tani në karrierën e tij me klubet, të cilave i shtohen edhe gjashtë të shënuara me kombëtaren.

Të shohësh duke luajtur Amir Rrahmanin, ta jep përshtypjen e fortë se e sheh një mbrojtës modern, të mirë në të dy fazat.

Verona e Juric është një nga notat më pozitive të këtij fillim sezoni në Serie A dhe Amir Rrahmani është pjesë e saj.

Shenjat, trupi dhe këmbët e Amir Rrahmanit, që po njihet si ‘Muri kosovar’ me vendosmërinë e tij, po përpiqet që së bashku me të tjerët, t’i ngjallin ngjyrat e lavdishme të Hellas Veronas. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…