Home Lajme Dita e tretë e fushatës-keto jan agjendat e partive politike

Dita e tretë e fushatës-keto jan agjendat e partive politike

4 min read
0
0
43
kujtesa

Sot subjektet politike vazhdojnë ditën e tretë të fushatës nëpër qytete të ndryshe të Kosovës, ndërkohë kanë mbetur edhe tetë ditë nga përfundimi i fushatës.

Më 5 tetor është ditë heshtje ndërsa, më 6 tetor, 1,937,869 qytetarë të Kosovës, përfshirë edhe diasporën, do ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.

Agjenda e subjekteve politike

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, do të mbajë konferencë. (Selia e Nismës, ora 10:00)

Parti FJALA hap fushatën parazgjedhore në Mitrovicë. (Para Emona Center në qendër të Mitrovicës, ora 11:00)

PDK mban tubim me qytetarët e Komunës së Shtërpcës. (Shtëpia e Kulturës, ora 14:00)

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani bën homazhe te Kompleksi Memorial në Reqak. (Ora 14:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti merr pjesë në fushatën zgjedhore në Rahovec. (Shtëpia e Kulturës “Mensur Zyberi” në Rahovec, ora 14:00)

LDK mban tubim në Suharekë. (Palestra “13 Qershori”, ora 15:00) PDK mban tubim me qytetarët në Hanin e Elezit. (Shtëpia e Kulturës, ora 15:30)

Nisma Socialdemokrate mban tubim elektoral në Shtime. (Shtëpia e Kulturës, ora 15:45)

Mbahet debat me kandidatët e partive politike në Obiliq, për të diskutuar mbi të ardhmen e termocentralit “Kosova e Re” si dhe mbi ndryshimet klimatike. (Shtëpi e Kulturës në Obiliq ”Xhavit Haziri”, ora 16:00)

PDK mban tubim me qytetarët në Kaçanik. (Shtëpia e Kulturës, ora 16:30)

LDK mban tubim në Dragash. (Hotel “Meka”, ora 17:00)

PDK mban tubim qendror me qytetarët e Ferizajt. (Palestra e Sporteve, ora 18:00)

Nisma Socialdemokrate mban tubim elektoral në Ferizaj. (Restaurant “Fitorja”, ora 18:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti merr pjesë në fushatën zgjedhore në Viti. (Salla e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti, ora 18:00)

Rinia e PDK-së organizon mbrëmje rinore, ku prezent do të jenë kandidatët për deputetë. (Pranver Rixos, ora 18:30)

LDK mban tubim në Prizren. (Palestra e Sportit “Sezai Surroi”, ora 19:00)

PDK mban tubim me qytetarët e Shtimes. (Shtëpia e Kulturës, ora 19:30)

Nisma Socialdemokrate mban tubim elektoral në Kaçanik. (Shtëpia e Kulturës, ora 19:30)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti merr pjesë në fushatën zgjedhore në Gllamnik. (Salla e sporteve “Bill Clinton” në Gllamnik të Podujevës, ora 21:00)

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…