Home Lajme Princi saudit pranon përgjegjësinë: Vrasja e Khashoggit ‘ndodhi para syve të mi’

Princi saudit pranon përgjegjësinë: Vrasja e Khashoggit ‘ndodhi para syve të mi’

3 min read
0
0
46
kujtesa

Princi i kurorës së Arabisë Saudite tha se ai mban përgjegjësi për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi vitin e kaluar nga operativët Saudite “sepse kjo ndodhi para syve të mi”, sipas një dokumentari të PBS që do të transmetohet javën e ardhshme.

Kështu shkruan Al Jazeera, sipas të cilit medium, Mohamed bin Salman (MBS), sundimtari de fakto i mbretërisë deri më tani nuk ka folur publikisht për vrasjen brenda konsullatës Saudite në Stamboll, përcjell Telegrafi.

CIA dhe disa qeveri perëndimore kanë supozuar se ai e urdhëroi atë, shkruan Al Jazeera, por zyrtarët sauditë thonë se ai nuk kishte asnjë rol.
Vdekja ndezi një reagim global, duke prishur imazhin e princit të kurorës dhe ndikuar në ekonominë e eksportuesit më të lartë në botë të naftës.

Madje, që nga atëherë, ai nuk ka vizituar as Shtetet e Bashkuara e as Evropën.

“Ndodhi para syve të mi. Unë kam marrë gjithë përgjegjësinë, sepse ndodhi para syve të mi”, citohet të ketë thënë ai Martin Smith të PBS, sipas një promoje të dokumentarit, i cili pritet të transmetohet më 1 tetor, përpara një vjetorit të vdekjes së Khashoggit.

Ndryshe, gazetari saudit Jamal Khashoggi u vra në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor 2018 ku ai kishte shkuar për procesura të martesës.

Në një raport prej 101 faqesh të publikuar në qershor nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), Arabia Saudite u akuzua si përgjegjëse për vrasje me dashje dhe paramendim të Jamal Khashoggit.

Poashtu në raport u theksua se ka prova të besueshme për hetimin e zyrtarëve të nivelit të lartë, përfshirë edhe princin e Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman.

Në raport Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u ftua që të fillojë një hetim penal plotësues mbi vrasjen e Khashoggit dhe që sanksionet lidhur me gazetarin Khashoggi duhet të përfshijnë princin dhe pasuritë e tij personale jashtë vendit. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…