Home Lajme Kurti: Ndryshimi nuk mund të vijë duke votuar të njëjtit njerëz, e të njëjtat parti

Kurti: Ndryshimi nuk mund të vijë duke votuar të njëjtit njerëz, e të njëjtat parti

5 min read
0
0
42
kujtesa

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur fushatën zgjedhore në Istog.

Para qytetarëve istogas, kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti tha se ndryshimi  nuk mund të vijë duke votuar të njëjtit njerëz, e të njëjtat parti, transmeton Telegrafi.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tregoi sesi ndryshimi është i domosdoshëm sepse sipas tij atë po e kërkojnë studentët me diplomë e të papunë, fermerët që punojnë e nuk fitojnë, mërgata që ndihmon Kosovën që nuk ndryshon, dhe punëtorët që punojnë shumë e paguhen pak.

Për siç thuhet në njoftim, drejtësi gjyqësore ndaj të korruptuarve e drejtësi sociale për qytetarët, kandidati për kryeministër, Albin Kurti iu drejtua qytetarëve duke iu thënë: “le të bëhemi bashkë të gjithë për ta ndryshuar vendin për fëmijët tanë e për fëmijët që duhet të lindin e do të lindin për të na trashëguar ne sepse me Vetëvendosjen tash ka shpresë. Me Vetëvendosjen do ta kthejmë dinjitetin te punëtori, bujku e studenti. Me Vetëvendosjen do ta zhvillojmë ekonominë, do ta avancojmë bujqësinë, do ta përmirësojmë arsimin dhe do ta rregullojmë shëndetësinë”.

Kurse, kandidati për deputet dhe njëherazi kryetari i Qendrës së Istogut, Agron Avdijaj, theksoi se, aty ky qeveria është e madhe në numër, numri i qytetarëve të punësuar është shumë i vogël.

“Sa më shumë këshilltarë kishim, aq më shumë kishim skandale korruptive. Zëvendës ministrat e shumtë për funksion kishin uljen e besimit tonë në institucionet tona. Kosovën dhe Istogun e kanë degraduar në vendin më të varfër në Evropë, të izoluar e kriminalizuar, pa prodhim e me migrim masiv”, tha ai.

Ndërsa kandidatja Fatmire Mullhaxha Kollçaku tha se nuk ka më bastione, ndërsa u zotua se pas 6 tetorit vendi do të ketë një sistem të fortë e të garantuar publik e shëndetësor falas.

Sipas saj sidomos klinika onkologjike do të jetë e mbështetur dhe e financuar siç duhet dhe siç ia kanë nevojën dhe e meritojnë të gjithë qytetarët.

Kandidati Shpejtim Bulliqi tha se përgjatë gjithë këtij degradimi, Lëvizja Vetëvendosje ka qenë aty për të dëshmuar se gjërat do të duhej të kishin qenë ndryshe.

Për Bulliqin qeveria Kurti do të jetë një pasqyrë e re ku qytetarët do ta shohin veten siç janë dhe siç duhet e duan të jenë.

Kandidatja Mimoza Kusari Lila e vazhdoi tubimin duke kujtuar se në historinë tonë si popull ka pasur gjithmonë një dritë e një lëvizje që ka punuar për t’ia kthyer shpresën Kosovës dhe sot kjo lëvizje e kjo dritë, sipas saj, ka një listë fitimtare me 110 burra dhe gra të prëgatitur me armën më të fortë, dije, integritet dhe profesionalizëm. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…