Home Lajme Haxhiu: Me entuziazmin e qytetarëve të Mitrovicës, e hapëm fushatën zgjedhore

Haxhiu: Me entuziazmin e qytetarëve të Mitrovicës, e hapëm fushatën zgjedhore

2 min read
0
0
41
kujtesa

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se me entuziazmin e qytetarëve kanë bërë hapjen e fushatës zgjedhore në Mitrovicë.

Haxhiu ka thënë se më 6 tetor, një shoqëri e tërë do të marrë frymë sepse siç ka shkruar ajo tashmë erdhi dita, transmeton Telegrafi.

“Erdhi dita të hedhim në deponi projektin e krimit të organizuar kundër shtetit të Kosovës. Erdhi dita për shtetin e së drejtës. Ne duhet të ndërtojmë bashkërisht idenë se morali dhe ligji përputhen si vepër e shoqërisë. Ne duhet të ndërtojmë bashkërisht idenë se morali dhe drejtësia përputhen si vepër e qeverisë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ai ka thënë se duhet synuar që shoqëria të bëhet bashkësia e njerëzve që e respektojnë ligjin, ndërsa shteti të jetë bashkësia e institucioneve që respektojnë të drejtën.

“Ndaj, me thjeshtësinë e viteve të përpjekjeve tona, me respektin për vuajtjet e popullit tonë, këtu në Mitrovicë i urojmë njëri-tjetrit ditën e 6 Tetorit, ditën e ri-ngritjes sonë me qeverinë Kurti dhe me Kosovën Republikë e popullit të vet. #erdhidita 126 Lëvizja VETËVENDOSJE”, vijon shkrimi i Haxhiut. /Telegrafi

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…