Home Lajme Tri ndeshje interesante ditën e sotme e mbyllin javën e gjashtë në Ipko Superligë

Tri ndeshje interesante ditën e sotme e mbyllin javën e gjashtë në Ipko Superligë

1 min read
0
0
56
kujtesa

Elita e futbollit kosovar ka startuar me javën e gjashtë ditën e diel ku janë zhvilluar tri ndeshje.

Ndërkohë ditën e sotme java e gjashtë mbyllet me tri takime të tjera që zhvillohen me fillim nga ora 15:00.

Kampioni në fuqi, Feronikeli triumfoi si mysafir i Dukagjinit me rezultat të pastër 2-0, ndërsa në Gjilan, Drita dhe Trepça ’89 ndanë pikët pasi luajtën baras 1-1.

Derbi i javës u zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri në mbrëmje, ku Prishtina triumfoi ndaj Gjilanit 2-1.

Ballkani sot do të pres Vushtrrinë, skuadër e cila ka marrë katër pikë në dy takimet e fundit, ndërsa vendasit synojnë të rikthehen te fitorja pas humbjes në mesjavë.

Ferizaj pas fitores së madhe në udhëtim te Dukagjini, synon që të vazhdoj me fitore edhe ndaj Drenicës.

Ndërkohë në kryeqytet pritet të jetë shumë nxehtë, ku në stadiumin Xhemail Ibishi, Flamurtari do të pres Llapin. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…