Home Lajme PDK shpjegon domethënien e shenjës së Kadri Veselit

PDK shpjegon domethënien e shenjës së Kadri Veselit

2 min read
0
0
45
kujtesa

Me liderin e PDK-së, Kadri Veselin, u morën shumë njerëz në rrjetet sociale, pasi që shpesh është parë duke bërë një shenjë me dorë në tubimet e shumta dhe në daljet televizive.

Sipas njoftimit për media, disa madje gjatë një debati televiziv e kishin krahasuar edhe me Spiderman-in gjatë një debati televiziv me analistë.

Por, e vërteta duket se është krejt ndryshe.

Veseli me sa shihet nga fotografitë publike e ka shprehi të veten këtë shenjë, të cilën e praktikon shumë shpesh.

Po ashtu, kjo është një shenjë shumë e përhapur në mesin e të rinjve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka domethënien “I Love You”.

Kudo në botë njihet me akronimin “ILY” dhe është një simbol nga Gjuha e Shenjave Amerikane, që nënkupton shprehje joformale të ndjenjave pozitive, duke filluar nga respekti i përgjithshëm deri te dashuria për pranuesin e shenjës.

Lexoni sqarimin:
https://en.wikipedia.org/wiki/ILY_sign

Si simbol pozitiv thuhet se ka “lindur” ne mesin e nxënësve të shkollës së shurdhër, duke përdorur Gjuhën e Shenjave Amerikane, për të krijuar një shenjë nga një kombinim i shenjave për shkronjat I, L dhe Y (I Love You)./kp/Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…