Home Lajme Osmani nga Kulla e Isa Boletinit: Kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm

Osmani nga Kulla e Isa Boletinit: Kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm

2 min read
0
0
34
kujtesa

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga Anton Quni, kryetar i Degës së LDK-së në Prizren, dje i ka vizituar fshatrat e veriut të Kosovës.

“Në Kullën e Isa Boletinit, në të cilën ishin mbledhur shumë qytetarë të këtij rajoni, u dëgjua vetëm një zë: ai i paprekshmërisë së kufijve të Kosovës, i mbrojtjes së sovranitetit, nderit dhe sakrificës së paraardhësve tanë”, thuhet në njoftimin për media

Osmani theksoi se vetëm LDK-ja është dalzotës e vendit dhe garantuese e paprekshmërisë së kufijve të tij.

“Data 6 tetor do të rikonfirmojë se është vetëm një parti që i doli zot Kosovës në vitet ‘90 e do t’i dalë zot edhe sot: Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha znj. Osmani.

Sipas Osmanit, për guxim e për shtet nuk mund të flasin as ata që ikën nga përgjegjësia e mbrojtjes së vendit e as ata që ishin të gatshëm të rrezikojnë sovranitetin shtetëror për interesa personale.

“As ata që ikën nga përgjegjësia e mbrojtjes së vendit e as ata që ishin të gatshëm të rrezikonin sovranitetin shtetëror për interesa personale, sot nuk mund të na flasin për guxim e për shtet”, tha Osmani. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…