Home Lajme Moti gjatë kësaj jave, sot reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

Moti gjatë kësaj jave, sot reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

2 min read
0
0
45
kujtesa

Gjatë pesë ditëve të javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbretërojë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat pasditen e së hënës do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh

Reshje shiu parashihet të ketë edhe ditën e marte dhe të enjte. Temperaturat minimale do të shënojnë rritje krahasuar me minimalet e ditëve të fundit, ndërsa temperaturat maksimale mbeten pothuaj konstante me ditët paraprake.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s. Indeksi UV mbetet i ulët deri mesatar, kështu që kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme për gjitha shtresat e popullatës, ndërsa reshjet e shiut do të ndikojnë pozitivisht në fushën e bujqësisë, sidomos për përgatitjen e tokave për mbjelljen e kulturave vjeshtore, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…