Home Showbiz Miku i vjetër është pasqyra më e mirë: Kur është koha që mikut t’ia themi lamtumirën?

Miku i vjetër është pasqyra më e mirë: Kur është koha që mikut t’ia themi lamtumirën?

3 min read
0
0
39
kujtesa

Ekzistojnë njerëz të cilët do të dëshironim t’i kishim njohur pak më herët, disa pak më vonë, por disa – KURRË

Jemi mësuar që ndërprerjet e marrëdhënieve janë diçka që ndodhin vetëm midis çifteve dashurore. Mirëpo, ai kuptim nuk duhet të përkufizohet vetëm me lidhje romantike, transmeton Telegrafi.

Ne ndonjëherë vijmë në situatë që nga jeta jonë patjetër duhet t’i largojmë njerëzit të cilët na kanë qenë të dashur (apo ende janë), mirëpo ajo marrëdhënie thjesht nuk i ka qëndruar testit të kohës…

Përse është kështu?

1. Ndryshojmë edhe ne edhe miqtë tanë – dhe vetvetiu edhe marrëdhënia jonë

Të gjithë njerëzit ndryshojmë. Mirëpo, herë-herë ndodh që në atë proces rrugët e miqve thjesht ndahen. Kështu ndodh që miku ynë nga fakulteti ende dëshiron vetëm të dalë dhe të argëtohet, derisa ju e keni kaluar atë fazë jetësore dhe dëshironi të qëndroni në shtëpi me familjen tuaj. Dhe atëherë ndodh që thjesht të largoheni nga ajo që dikur ju ka sjellë gëzim dhe kënaqësi. Ndodh kështu.

2. Kur miku juaj fillon të varet nga ju

Patjetër duhet ta pranoni që vjen koha kur do të jetë e vështirë që ajo marrëdhënie të zhvillohet kur jeni ngatërruar me personin i cili shumicën e kohës varet nga ju. Nuk ka miqësi të mirë në atë kur dikush ju shfrytëzon si litar për shpëtim.

3. Miku juaj më nuk ju kupton

Ndonjëherë është më mirë të jesh vetëm sesa në rrethin e miqve të cilët nuk ju kuptojnë kush jeni, çfarë jeni dhe çfarë dëshironi nga jeta.

4. Interesimet tuaja ndryshojnë

Interesimet tuaja definojnë esencën e miqësive tuaja nga çfarëdo qoftë. Nëse interesimet ju ndryshojnë dhe bëhen befasisht të vështira që të mbahen marrëdhënie normale miqësore, koha është të thuhet lamtumirë. Por vetëm njerëzishëm. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Showbiz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…