Home Sport Juventus do të dërgoj skautët në derbin e Stambollit për Vedat Muriqin

Juventus do të dërgoj skautët në derbin e Stambollit për Vedat Muriqin

1 min read
0
0
57
kujtesa

Vedat Muriqi është duke shkëlqyer në kampionatin turk me fanellën e Fenerbahces.

Ylli kosovar ka shënuar tre gola në këtë fillim edicion me gjigantin turk, ndërsa ka pasur paraqitje të shkëlqyera edhe me Kosovën në ndeshjen e muajit shtator.

Manchester United, Atletico Madrid, Tottenham Hotspur, Lazio, Napoli e Fiorentina janë vetëm disa nga skuadrat që kanë shprehur interesim për prizrenasin.

Por së fundmi në garë është futur edhe gjiganti italian Juventus.

Ka qenë e përditshmja turke Hurriyet që ka publikuar lajmin për interesimin e Juventusit.

Kampioni italian pritet t’i dërgojë skautët e tyre në derbin e Stambollit mes Galatasarayt dhe Fenerbahces që do të zhvillohet këtë vikend.

Skautët e gjigantit italian pritet ta vëzhgojnë gjatë gjithë ndeshjes yllin kosovar dhe të bëjnë një raport për teknikun Maurizio Sarri.

Kujtojmë që këtë javë që kaloi, Muriqi ishte vendimtar në fitoren 2-1 të Fenerbahces ndaj Ankargucus, pasi shënoi dhe asistoi. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…