Home Lajme Haradinaj: Me 140 milionë investime në vit, Trepça sjell 500 milionë euro profit

Haradinaj: Me 140 milionë investime në vit, Trepça sjell 500 milionë euro profit

1 min read
0
0
46
kujtesa

I nominuari nga radhët e koalicionit AAK-PSD për Kryeministër, Ramush Haradinaj ka takuar sot qytetarët e Podujevës.

Ai ka folur edhe për kthimin e Trepçës në pronësi të Kosovës.

“Ishte situata me Trepçën, e lënë gjatë pezull. Edhe zakonisht flitej qysh Trepça i bjen 500 milionë profit në vit, pas një investimi prej 140 milionëve. Atëherë, për çdo vit, minimum për 20 vjet, i bjen 500 milionë fitim, që i bjen diku rreth 10 miliardë total”, ka thënë Haradinaj.

“Mirëpo thojshin edhe që Serbia nuk e lejon, duhet me u marr vesh e me e pyet krejt botën. Me qenë andej kufirit, ish pyet Serbia ose Shqipëria ose Mali i Zi. Askush nuk po na pyet për veprimet e tyre, atëherë pse ne duhet të presim që krejt bota të na tregojë çfarë të bëjmë me Trepçën? Fatmirësisht e kemi finalizuar, Trepça është 100% Kosovë”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…