Home Sport egjistroi fitoren e 400-të me Realin, Ramos: Detajet e vogla individuale më bëjnë krenar

egjistroi fitoren e 400-të me Realin, Ramos: Detajet e vogla individuale më bëjnë krenar

1 min read
0
0
48
kujtesa

Sergio Ramos ka folur pas ndeshjes kundër Sevillas që ishte shumë e rëndësishme për Real Madridin, por edhe për të individualisht.

Me golin e Karim Benzemas, Los Blancos morën një fitore të madhe, në përpjekje për të dalë nga periudha e vështirë që po e kalojnë

Në ndërkohë, triumfi ndaj ish-skuadrës së tij shënon edhe fitoren e 400-të me Realin për qendërmbrojtësin spanjoll.

Sergio Ramos (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

“Është një statistikë, por detajet e vogla individuale më bëjnë krenar. Kush do të thoshte diçka të këtillë kur isha fëmijë. Unë mund të vazhdoj të fitoj akoma më shumë”, ka deklaruar kapiteni për Movistar.

Kjo ishte fitorja e tretë e Mbretërve pas pesë ndeshjesh (kanë regjistruar edhe dy barazime) dhe ndajnë vendin e parë me Athletic Bilbaon me nga 11 pikë. /Telegrafi

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…