Home Lajme Aksident trafiku në Dollc të Klinës, lëndohen tre persona

Aksident trafiku në Dollc të Klinës, lëndohen tre persona

1 min read
0
0
58
kujtesa

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Dollc të komunës së Klinës. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku tre persona kanë pësuar edhe lëndime trupore.

Një gjë të tillë ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Në ora 14:40 minuta, policia është informuar për një aksident në fshatin Dollc, me këtë rast janë aksidentuar dy vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Sipas ekipit mjekësor, këta persona kanë marrë lëndime të lehta trupore. Të njëjtit janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës, dhe sipas ekipit mjekësor kanë lëndime të lehta trupore”, tha ai. /kp/Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…