

Sot në Vushtrri është vënë gurthemeli i sheshit që do të mbaj emrin e kolonel Ahmet Krasniqi.
Në ceremoninë e vënies së gurthemelit një fjalë rasti ka mbajtur edhe kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri.
Tahiri ka thënë se Krasniqi po i kthehet në bronz me 20 vite vonesë vendlindjes së tij, duke shtuar se shtatorja e Krasniqit, bashkë me atë Hasan Prishtinës e Adem Jasharit i japin kuptim sakrificës shekullore të popullit të Kosovës për liri e pavarësi.