Home Lajme Hoti: LDK do të krijojë barazi për sektorin privat dhe treg të lirë pa monopole

Hoti: LDK do të krijojë barazi për sektorin privat dhe treg të lirë pa monopole

2 min read
0
0
39
kujtesa

Shefi i Grupit të Ekspertëve të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë të shtunën në Forumin Ekonomik me Biznese, se me fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidates tonë për kryeministre, Vjosa Osmani, pas 6 tetorit do të krijohet barazi në treg dhe nuk do të ketë më monopole.

“LDK beson në konkurrencë; si mjet esencial i sigurimit të ekonomisë së tregut, zhvillimit dhe prosperitetit. Në këtë drejtim, Qeveria e LDK-së do të zhbëjë të gjitha monopolet jonatyrore në Kosovë; duke promovuar masa ligjore e administrative që promovojnë konkurrencën”, ka thënë Hoti.

Ai pohoi se programi i LDK-së dhe kryeministres në ardhje Vjosa Osmani, do t’i japë frymë sektorit privat duke i targetuar brengat kryesore të tilla.

“Sot, barrierat kryesore e të bërit biznes janë tregu i vogël; korrupsioni; krimi dhe vjedhja; normat tatimore; konkurrenca jo fer; kostoja e financimit; ngarkesat amdinistrative; sistemi gjyqesor e stabiliteti politik. Nëpërmjet politikave ekonomike që rrisin fuqinë blerëse, zgjerojnë tregun, luftojnë korrupsionin, luftojnë krimin, e ndërtojnë një sistem gjyqësor modern, konkurrueshmëria e sektorit privat në vend do të shndërrohet në promotor të rritjes ekonomike”, tha Hoti.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…