Home Lokale Dekadenca

Dekadenca

4 min read
0
0
99
kujtesa

Shkruan :Idriz Ismajli

Asgjë nuk shoh më dekadente se sa kur prindërit në emër të dashurisë për pasardhesit e vet per femijet e vet, ju imponojnë rrugën qe kanë ndjekur ata dhe ate jashtë kontestit kohor!
Duke i “penguar” që ata te ndërtojnë të ardhmën e vet!
*
Si shkas po e percjell një shkrim te shkruar pikrisht para 3 viteve
*
BREXIT (shtator 2016)

Ndodh edhe kjo kur të gjitha shtetet jashtë Bashkimit Evropian tentonjnë qe sa ma shpejt te integrohen ka edhe te tilla siç është Britania e Madhe te largohet dhe ate me votat e “pleqve anglez”, pasi ne bazë te statistikave 75% e te rinjëve kane votuar për të mbetur në BE. Madje madje vetëm nje ditë pas referendumit, ideatori kryesor anglez per dalje nga BE, Nigel Farage, është tërhequr për një nga premtimet kryesore për të cilat është votuar. Po e citoi: “Gjatë një interviste për emisionin “Good morning Britain”ai ka pranuar se nuk do të përmbushë dot premtimin ku deklaronte se 360 milionë sterlinat që shkonin për Bashkimin Europian, do t’i investonte për mirëqënie dhe shëndetësi. Me gjakftohtësi të plotë ai u shpreh se ky premtim ishte një ‘gabim’ ndërkohe që prezantuesja Susanna Reid ka insistuar duke i kujtuar Farage se pjesa më e madhe e 17 milionë votuesve, kishte votuar për dalje nga BE, pikërisht për shkak të këtij premtimi.” Por nejse kjo është punë e britanezve, si një ndër shtetet ma më traditë e pse mos te themi “krijusi” i superfuqise botërore Shteteve te Bashkuara te Amerikes, por…
Por nuk po i kuptoi, disa që po nxitojnë nëpër rrjetet sociale te promovojnë “profeci” që dikush paska parapa, se BE do te shkatrrohet se shpejti duke aluduar se rruga e jonë është kah lindja,
Dhe për fund, nuk po kuptoi, nga gjithë ky ngazëllim?! Ky grup që fatbardhësisht është i vogël por mendojnë se ja rasti, që të ‘rriten’. Këta e kanë me gjithë mend dhe shpresojnë që shpëtimi është aty dhe nga ata qe më shekuj na roberuan dhe në fund na lanë nën thundrën e sllavo komuniste apo e bëjnë nga mosdija.
Nëse është, kjo e dyta atëherë fali Zot.
Shtator 2016

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lokale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…