

Zgjedhjet e fundit lokale nxorrën Berat Asllanin njeriun më të votuar nga kandidatët për asamblistët në kuadër të AAK-së në Vushtrri.
Asllani deri para pak kohësh ishte pjesë e AAK-së, gjerësa sot ka zyrtarizuar kalimin në NISMA.
Për arsyet e largimit Asllani ka sqaruar votuesit dhe qytetarët e Vushtrrisë përmes një postimi në llogarinë e tij të facebook-ut, duke treguar edhe publikisht për shkaqet që e quan atë drejt vendimit për të kaluar në NISMA.
Sipas Asllanit arsye e largimit të tij nga AAK është mungesa e hapësirës për ta ushtruar punën dhe veprimtarinë nga subjekti politik së cilit i takoi deri para pak kohësh.
“Duke qene asamblisti me i votuar i AAK-së ne zhedhjet e fundit njeherit dhe Drejtor i drejtorise per inspektime, nuk mu dha hapesira e duhur qe ta ushtroj punen dhe veprimtarine time, atehere u imponova qe te dal i pavarur dhe te vazhdoj te veproj ne nje subjekt tjeter qe sado pak te jap kontributin tim per shoqeri.” shkruan Asllani.
Në vijim gjeni të plotë deklaratën e Asllanit:
Familjar,miq dhe qytetar te nderuar po ndjej si obligim moral te jap nje sqarim ne lidhje me kalimin tim ne Nisma.
Duke qene asamblisti me i votuar i AAK-së ne zgjedhjet e fundit njeherit dhe Drejtor i drejtorise per inspektime, nuk mu dha hapesira e duhur qe ta ushtroj punen dhe veprimtarine time, atehere u imponova qe te dal i pavarur dhe te vazhdoj te veproj ne nje subjekt tjeter qe sado pak te jap kontributin tim per shoqeri.
Pra,te nderuar qe nga sot une jam pjese e Nisma-Socialdemokrate, ku do te bashkudhetojme drejt sukseseve dhe fitoreve!
Bashke per Shtetin!
Me kryeminister z.Fatmir Limaj