Home Sport Analizë, statistika, parashikim dhe formacionet: Milan – Inter

Analizë, statistika, parashikim dhe formacionet: Milan – Inter

3 min read
0
0
50
kujtesa

Sonte nga ora 20:45 do të përballen Milani dhe Interi në San Siro në derbin tashmë të njohur ‘Derby della Madonnina’.

Kjo do të jetë përballja e tyre e 224 në histori të tyre, e që do të jetë padyshim ndeshja më e madhe e xhiros së katërt në Serie A.

Rossonerët nuk e kanë filluar mirë sezonin, pasi në ndeshjen e parë janë mposhtur 1-0 nga Udinese, derisa të riktheheshin në dy xhirot e tjera më fitore, ndërsa kanë grumbulluar gjashtë pikë.

Milan – Inter (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Nëse flasim për Interin, është skuadra e vetme në Itali që ka arritur t’i fitojë pikët e plota pas tri ndeshjeve, mirëpo barazimi më Slavia Pragën në këtë javë në Ligën e Kampionëve, mund t’u ketë prishur disponimin.

Te Milani nuk do të jetë në dispozicion Mattai Caldar që është i lënduar, derisa Davide Calabria është i suspenduar për këtë takim shkaku i kartonit të kuq ndaj Hellas Veronas në fundjavën e kaluar.

Pamje nga ndeshja Inter – Milan (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Në mungesë të Calabrias, Marco Giampaolo do të luajë me Andrea Contin në mbrojtje.

Në anën tjetër, Antonio Conte është pa Antonio Candrevan shkaku i mos përgatitjes fizike, derisa mundësia pritet t’i jepet Valentino Lazaros.

Formacioni i mundshëm i MilanitDonnarumma; Conti, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Biglia, Calhanoglu; Suso, Piatek, Rebic.

Formacioni i mundshëm i InteritHandanovic; Godin, de Vrij, Skriniar; Lazaro, Barella, Brozovic, Asamoah; Politano, Sensi; Lukaku.

Parashikimi: Milan 0-1 Inter. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…