Home Sport Interi dëshiron transferimin e Giroudit

Interi dëshiron transferimin e Giroudit

1 min read
0
0
47
kujtesa

Sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud ka përfunduar në radarin e klubit të madh italian, Interit.

Interi gjatë verës largoi ish-kapitenin e tyre, Mauro Icardi, ndërsa transferoi nga Manchester Unitedi, dyshen Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez.

Megjithatë, ata shpresojnë të forcojnë edhe më tej opsionet sulmuese të Antonio Contes për të garuar në Serie A dhe Evropë.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Interi po shikon francezin Giroud si një mundësi për të forcuar sulmin e tyre.

Giroud, i cili dëshiron të largohet nga Chelsea , po konsiderohet si opsion i lirë, por i vlefshëm pasi më parë ka punuar me trajnerin Conte.

Nerazzurët gjithashtu thuhet se po shikojnë edhe mundësinë e huazimit të sulmuesit të Real Madridit, Luka Jovic. /Telegrafi/


Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…