

Kryeministri në detyrë, ka prezantuar një pjesë të planprogramit të tij për bujqësi, për mandatin e ri qeveritar, pas 6 tetorit.
Haradinaj ka thënë se bujqësia do të jetë prioritet i rëndësisë së lartë në konceptin 100% Kosovë.
“Bujqësia me prioritet të lartë në konceptin 100% Kosovë. Të gjithë ata që mbushin hambarin e Kosovës, meritojnë mbështetje të pakursyer nga qeveria”, ka shkruar Haradinaj.
Ai treguar vlera konkrete se me sa para do të rritet subvencionimi në bujqësi për hektar, në kultura të ndryshme bujqësore.
Rritja e pagesave direkte – subvencioneve për bujqësi:
Vreshtari nga €1000 në €1300 për hektar;
Perimtari nga €300 në €600 për hektar;
Drithëra nga €150 në €300 për hektar;
AgroFondi për sigurimin e dëmeve bujqësore;
Fondi për konsolidimin e tokave bujqësore (oazat bujqësore);
“Zotimet e mia, do t’i ndaj sonte me njerëzit punëtorë të Rahovecit e Gjakovës. Shihemi bashkë në Ratkoc dhe Rugovë të Hasit’, ka shkruar në fund ai. /Telegrafi/