Home Sport Simeone pas ndeshjes me Juventusin: Nuk u dorëzuam, luftuam dhe morëm një barazim të merituar

Simeone pas ndeshjes me Juventusin: Nuk u dorëzuam, luftuam dhe morëm një barazim të merituar

2 min read
0
0
31
kujtesa

Diego Simeone e ka vlerësuar lartë dhe të merituar barazimin e Atletico Madridit kundër Juventusit me rezultat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve.

Bianconerët ishin në epërsi 2-0 me golat e Juan Cuadrado dhe Blaise Matuidi, por Atletcio luftoi deri në fund për të arritur të barazoj rezultatin me golat e Stefan Savic dhe Hector Herrera.

“Neve na mungoi diçka në pjesën e parë dhe Juve u rrit pas pushimit, por mua më pëlqeu fakti që nuk u dorëzuam kurrë dhe luftuam përsëri për një rezultat”, ka thënë fillimisht Simeone në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

“Ne gjithmonë përpiqeshim të krijonim situata ku mund të dëmtonim Juven. Jose Maria Gimenez shkoi afër, ashtu si Vitolo dhe Angel Correa, kështu që ishte një pikë më shumë se e merituar”.

“Nuk e shoh këtë barazim si një rezultat të mirë apo të keq. Juve është kundërshtar shumë i fortë me shumë përvojë dhe një moshë mesatare prej 29 vjetësh në krahasim me tonën 24 vjet”.

Përvoja ndihmon në këtë nivel dhe kjo është arsyeja pse ndeshjet si kjo mund të na ndihmojnë të piqemi për atë që pret në të ardhmen”.

“Gjëja e rëndësishme është të mos humbasim intensitetin gjatë lojës dhe të mbajmë besim në karakteristikat tona”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

 

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…