Home Lajme Muja: PDK i ka bastionet në Kosovën e mesme, LDK ka tri komuna, AAK ka bazën në Deçan

Muja: PDK i ka bastionet në Kosovën e mesme, LDK ka tri komuna, AAK ka bazën në Deçan

1 min read
0
0
50
kujtesa

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini temë e debatit ishin bastionet e subjekteve politike.

Analisti Armend Muja ka thënë se PDK-ja i ka bastionet kryesore në Kosovën qendrore duke filluar nga Skenderaj deri në Kaçanik.

Ai ka thënë se një kohë edhe Prizreni ka qenë shumë i rëndësishëm për PDK-në, madje, sipas tij, për shkak të rëndësisë një kohë është konsideruar “Jerusalemi i PDK-së”.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=913425875706803

Muja thotë se LDK-ja asnjëherë nuk ka humbur tri qytete si Podujeva, Fushë Kosova dhe Istogu.

“Këto qytete mendoj se janë ende bastione të LDK-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se AAK-ja gjithmonë ka fituar në Deçan dhe Junik.

“AAK bazën më të fortë e ka Deçanin. Juniku, Gjakova dhe Peja janë zona ku AAK gjithmonë ka sfiduar, por kohët e fundit ka sfiduar Suharekën, Rahovecin dhe Klinën”.

Muja ka thënë se kësaj radhe AAK-ja do të sfidohet në Obiliq./Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…