Home Lajme Hekuran Kryeziu rikthehet në stërvitje gjashtë muaj pas lëndimit të rëndë në gju

Hekuran Kryeziu rikthehet në stërvitje gjashtë muaj pas lëndimit të rëndë në gju

4 min read
0
0
57
kujtesa

Hekuran Kryeziu i ka nisur stërvitjet individuale të enjten, rreth gjashtë muaj pas lëndimit të rëndë në gju, njofton klubi i tij Zurich. Rikthimi i tij i hershëm nga lëndimi serioz do të jetë mbështetje për Kosovën në përpjekjet e saj për t’u kualifikuar në Euro 2020 në tri ndeshjet e mbetura kualifikuese në muajt e ardhshëm.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës dhe i klubit zviceran Zurich, Hekuran Kryeziu i këputi ligamentet e gjurit në një ndeshje me klubin në muajin prill dhe u detyrua t’iu nënshtrohet operimit, raporton Gazeta Express.

Pas gjashtë muajve pa e shkelur fushën e gjelbër, kosovari tani është rikthyer për t’u rikuperuar plotësisht duke u stërvitur individualisht në qendrën stërvitore të Zurich.

FC Zürich@fc_zuerich

⚽️

Hekuran Kryeziu trainiert seit dieser Woche wieder auf dem Platz.

Willkommen zurück und weiterhin gute Genesung, Heki! #fcz #fczuerich #stadtclub

View image on Twitter
View image on Twitter

232:21 AM – Sep 19, 2019Twitter Ads info and privacySee FC Zürich’s other Tweets

Si pasojë e këtij lëndimi, që fillimisht u druajt se do ta linte atë deri në nëntë muaj jashtë fushës, 26-vjecari i mungoi skuadrës së vet Zurich në ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar të Superligës së Zvicrës, si dhe në fillim të sezonit të ri 2019/20.

Për më tepër, ai ishte mungesë e madhe edhe në mesfushën e Kosovës, duke mos qenë në gjendje të luajë në pesë nga gjashtë ndeshjet kualifikuese të verdhekaltërve për Kampionatin Evropian 2020 deri tani.

Zurich ka publikuar pamje në rrjetet sociale nga stërvitja individuale e Kryeziut, duke njoftuar se kosovari e ka nisur rikuperimin në fushë.  

Megjithatë, nëse gjithçka shkon mirë në rikuperimin e tij në stërvitje, atëherë Kryeziu do të mundë të jetë dispozicion të Bernard Challandes për ndeshjet e mbetura të Kosovës në Grupin A kualifikues.

Kosova do t’i zhvillojë edhe tri ndeshje kualifikuese – më 14 tetor kundër Malit të Zi në Prishtinë, më 14 nëntor kundër Republikës së Çekisë në Pragë dhe më 17 nëntor kundër Anglisë në Prishtinë – në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjen që do të ishte historike në Kampionatin Evropian të 2020-s. /Gazeta Express/


Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…