Home Sport Ansu Fati dhe 10 debutuesit më të rinj në histori të Ligës së Kampionëve

Ansu Fati dhe 10 debutuesit më të rinj në histori të Ligës së Kampionëve

5 min read
0
0
45
kujtesa

Talenti i Barcelonës, Ansu Fati është bërë njëri nga lojtarët më të rinj në histori që debuton në Ligën e Kampionëve, pasi me lojën ndaj Borussia Dortmundit ai hyri në top listën e dhjetë debutuesve më të rinj.

16-vjeçari i Barcelonës është lojtari i fundit që debuton në këtë moshë në Ligën e Kampionëve.

Gazeta spanjolle Marca ka përpiluar listën e dhjetë debutuesve më të rinj në histori, ndërsa Telegrafi ua sjell më poshtë.

Celesine Babayaro

Ende më i riu që ka debutuar ndonjëherë në Ligën e Kampionëve. Babayaro ishte 16 vjeç, dy muaj e 25 ditë kur u paraqit për Anderlechtin kundër Steauas më 23 nëntor 1994.

Alen Halilovic

I dyti më i ri në listë (16 vjet, katër muaj e gjashtë ditë), por ai nuk mund ta ndihmonte Dinamo Zagreb që humbte 2-0 kundër Paris Saint-Germain. Barcelona fitoi garën për ta nënshkruar atë për pesë milion euro, por që atëherë ai është huazuar. Ai tani është në Milano, megjithëse është huazuar te Heerenveen.

Youri Tielemans

Ai ishte 16 vjeç, katër muaj e 25 ditë kur bëri debutimin e tij me Anderlecht. Belgët humbën 3-0 në atë mbrëmje më tetor të 2013, por pasi fitoi dy kampionate belge dhe superkupa ai u largua për në Monaco. Tani është në Angli me Leicester Cityn.

Charalampos Mavrias

Gjashtëmbëdhjetë vjet, shtatë muaj dhe 29 ditë ishin pas tij kur u paraqit për një barazim pa gola me Panathinaikos kundër Rubin Kazan më 20 tetor 2010. Ai më vonë nënshkroi për Omonia Nicosia. Mavrias ka tetë paraqitje për Greqinë.

Kenneth Zohore

Ai debutoi gjithashtu sa kishte 16 vjet, tetë muaj dhe 19 ditë gjithashtu pas tij. Copenhaga e tij humbi 2-0 nga Barcelona. Më vonë kaloi te Fiorentina, ndërsa tani është me West Bromwich Albion.

Moise Kean

Italiani është mësuar të thyejë rekorde. Ai debutoi më 16 vjet, tetë muaj dhe 25 ditë në një fitore 3-1 ndaj Sevillas për Juventusin. Ai është gjithashtu debutuesi më i ri i Juves ndonjëherë dhe lojtari i parë i lindur pas vitit 2000 që luajti në Ligën e Kampionëve.

Bryan Cristante

Milani i dha atij debutimin më 6 dhjetor 2011, në moshën 16 vjeç, nëntë muaj dhe tre ditë kundër Viktoria Plzen. Ai lëvizi në disa skuadra, por shkëlqimin e mori te Atalanta. Tani luan për Romën.

Aleksandr Pavlenko

Me 16 vjet, 10 muaj e pesë ditë ai u shfaq më 31 tetor 2001, në një humbje të Spartak Moskës kundër Feyenoord. Tani 34 vjeç, ai është në pension dhe i përfshirë në ekipin e Anzhi Makhachkala.

Roman Wallner

Ai debutoi më 16 vjet, 10 muaj e pesë ditë më 9 dhjetor 1998. Një tjetër që u shfaq në skenë herët përpara se të bënte raundet e futbollit evropian. Këtë sezon ai u tërhoq në 37 vjeç.

/Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…