Home Sport Sharapova tregon sekretin e sukseseve të saj

Sharapova tregon sekretin e sukseseve të saj

2 min read
0
0
44
kujtesa

Edhe pse nuk po kalon një moment shumë pozitiv në fushë si profesioniste, tenistja Maria Sharapova gëzon ende popullaritet .

Ajo është pikë referimi sin ë fushë ashtu dhe jashtë saj, teksa popullariteti i saj vijon në nivele të larta. Kjo edhe falë suksesit të saj në fushën e menaxhimit të biznesit të saj “Sugarpova”.

Në një intervistë për “Wall Street Journal”, tenistja ruse jep këshilla për menaxhimin e parave: “Në rastin tim, prindërit e mi kanë qenë gjithnjë shumë të kujdesshëm. Më kanë mësuar vlerat e jetës dhe parasë”.

Babai më ka mësuar çështjet e sportit, ndërsa mamaja në aspektin kulturor. Kjo më ka ndihmuar të formohem si njeri. Kur je i ri nuk kupton se çfarë është investimi dhe unë nuk kam studiuar kurrë ekonomi. Megjithatë, marr vendime, kryej mbledhje dhe mësoj shumë”, tha Sharapova.

Nuk mund t’u pëlqej të gjithëve, ndaj nuk u jap shumë rëndësi çdo miqësie që kam në botën e tenisit. Kur ke një objektiv në kokë gjërat e tjera nuk kanë asnjë rëndësi”, tha tenistja ruse. /Telesport/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…