Home Sport Triumf minimal i Milanit në sfidën ndaj Veronas

Triumf minimal i Milanit në sfidën ndaj Veronas

2 min read
0
0
47
kujtesa

Me epërsi minimale prej 1-0, skuadra e Milanit ka fituar si mysafir i Hellas Veronas në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma në Stadio Marc’Antonio Bentegodi.

Sfida nuk nisi mirë për vendasit, pasi në minutën e 21-të të takimit, pas konsiltimit me VAR-in, gjyqtari Gianluca Manganiello e përjashtoi me karton të kuq Mariusz Stepinskin.

Megjithatë, në pjesën e parë, Rossonerët nuk ia dolën që të tregoheshin të rrezikshëm për të shënuar në portën kundërshtare.

Krzysztof Piatek (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images)

Në gjysmën e dytë, mysafirët filluan t’i shtonin aksionet, ndërsa gjyqtari akordoi penallti për një prekje të topit me dorë nga një mbrojtës vendas.

Krzysztof Piatek e mori përgjegjësinë dhe goditi nga pika e bardhë, ndërsa edhe pse e preku topin, portieri Marco Silvestri nuk ia doli ta ndalte (68′).

Krzysztof Piatek (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Milanit e futi topin në rrjetë edhe në minutën e 83-të, por gjyqtari e anuloi golin pas shqyrtimit me VAR.

Kjo është fitorja e dytë sezonale për Milanin që numëron gjashtë pikë pas tri javësh, ndërsa për Hellas Veronan është humbja e parë, pasi ka regjistruar një fitore dhe një barazim.

Në xhiron e ardhshme, Rossonerët zhvillojnë derbin ndaj Interit, kurse Verona luan si mysafir i Juventusit. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…