Home Lajme I plagosuri i katërt te Mati 1, ndodhet jashtë rrezikut për jetë

I plagosuri i katërt te Mati 1, ndodhet jashtë rrezikut për jetë

1 min read
0
0
40
kujtesa

Para dy javësh në Prishtinë më saktësisht në lagjen Mati 1, ka ndodhur në përleshje me armë zjarri ku u plagosën katër persona. Dy prej të plagosurve kanë ndërruar jetë po atë ditë në QKUK, kurse personi i tretë ka vdekur gjatë ditës së djeshme. 

Ndërsa, personi i katërt i plagosur është jashtë rrezikut për jetën. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, shefi i Intensives, Shaqir Uka.

“Ndodhet jashtë rrezikut për jetë, ai është duke marrë trajtimin e duhur. Ka qenë i plagosur në regjionin e barkut dhe gjoksit”, ka thënë ai

Përleshja e armatosur mes familjes Rafuna dhe Mehmeti, dyshohet të ketë ndodhur për çështje pronësore. Policia e Kosovës për këtë rast ka arrestuar tre persona, si dhe konfiskuar dy armë një të shkurtë dhe një të gjatë.

Lidhur me këtë rast, Telegrafi ka raportuar në vazhdimësi. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…