Home Sport Zidane: Ka ardhur koha që Hazard të debutojë

Zidane: Ka ardhur koha që Hazard të debutojë

1 min read
0
0
43
kujtesa

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, të premten ka thënë se mesfushori belg Eden Hazard, do ta bëjë debutimin e shumëpritur në La Liga këtë të shtunën.

Ai i ka kaluar me sukses të gjitha testet dhe është i gatshëm për lojë.

Hazard pritet të jetë titullar në ndeshjen kundër Levantes, që luhet të shtunën nga ora 13:00 dhe i takon xhiros së katërt të kampionatit spanjoll.

Eden Hazard (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

“Të gjithë duam ta shohim Edenin dhe tash ka ardhur rasti për debutimin e tij”.

“Ka presion të madh tek ai, pasi të gjithë presim shumë prej tij. Por, gjëja më e rëndësishme është se Edeni tashmë është plotësisht i gatshëm”, ka thënë Zidane.

Eden Hazard (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Hazard është pritur të debutonte në xhiron e parë ndaj Celta Vigos pas transferimit te Reali nga Chelsea për 100 milionë euro, por belgu pësoi një lëndim në stërvitje. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…