Home Sport Pellegrini krenohet me komplimentet që mori nga Totti e Mancini

Pellegrini krenohet me komplimentet që mori nga Totti e Mancini

2 min read
0
0
40
kujtesa

Lorenzo Pellegrini është njëri nga futbollistët më të vlefshëm të Romës.

Numri shtatë i Giallorosëve ka shkëlqyer edicionin e fundit tek Roma, derisa ai shihet si një kapiten i së ardhmes.

Reprezentuesi italian është lavdëruar nga ikona e Romës, Francesco Totti që ka thënë se Pellegrini mund të bëhet një mesfushor i madh.

Por së fundmi lëvdata për të ka dhënë edhe trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini.

“Pellegrini është njëri nga lojtarët më të mirë italian, ai mund të luaj kudo dhe mund të organizojë ndeshjen, të asistoj apo shënoj. Jemi me fat që e kemi”, kishte deklaruar Mancini.

Lorenzo Pellegrini. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Këto fjalë e kanë bërë të ndihet mirë mesfushorin e Romës.

“Komplimentet e marra nga Totti apo Mancini më bëjnë të ndihem mirë dhe të krenohem. Unë duhet të punoj edhe më shumë që të përmirësohem pasi kur fjalët e mira vijnë nga njerëz të tillë atëherë nuk duhet t’i dëshpëroj ata”, tha Pellegrini.

Lojtari u kërkua nga skuadrat e mëdha si Inter, Juventus, Manchester United apo Arsenal, por vendosi të qëndronte te Roma.

“Kam qëndruar te Roma pasi këtë vit është ndryshe. Fonseca është një trajner shumë i mirë dhe duam të arrijmë gjëra të mëdha së bashku”, ka thënë mesfushori italian. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…