Home Lajme Në prag të zgjedhjeve rifillon fryrja e listave të veteranëve

Në prag të zgjedhjeve rifillon fryrja e listave të veteranëve

2 min read
0
0
53
kujtesa

Në listat e veteranëve të luftës kanë filluar të rriten numrat. Certifikata që vërtetojnë statusin zyrtar të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë nisur të lëshohen prapë.

Nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë shprehur shqetësim për shpërndarjen e këtyre certifikatave, të cilat sipas tyre mund të keqpërdoren tash kur vendi është në prag të zgjedhjeve të reja.

Madje edhe ish-ushtarë e komandantë të UÇK-së ndihen të ofenduar për lëshimin e këtyre certifikatave pa u plotësuar kriteret.

Ata theksojnë se është e pamoralshme të barazohen me persona që nuk kanë luftuar dhe që mundohen ta mashtrojnë shtetin për përfitime materiale.

Njohës të rrethanave politike e juridike theksojnë se persona të caktuar për qëllime elektorale kanë nisur prapë ta keqpërdorin statusin e veteranit, shkruan gazeta “Zëri”.

Për çështjen e veteranëve është ngritur aktakuzë ndaj 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar, të cilët akuzohen për “Keqpërdorim të autoritetit ose të pozitës zyrtare”.

Ata janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…