Home Sport Mane shkëlqen në fitoren e radhës të Liverpoolit

Mane shkëlqen në fitoren e radhës të Liverpoolit

1 min read
0
0
53
kujtesa

Liverpooli ka marrë pikët e plota në “Anfield”, duke e mposhtur 3-1 Newcastlen me dy golat e Manes dhe një të Salah.

Liverpooli i Jurgen Klopp ka vazhduar me formën e mirë në Premierligë.

Në xhiron e pestë, “Redsat” kanë marrë tri pikë me përmbysje, duke e mposhtur 3-1 Newcastlen.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Jetro Willems në minutën e 7-të.

Sadio Mane përmbysi gjithçka, duke shënuar dy herë, në minutat 28-të dhe 40-të.

Në pjesën e dytë, golin e gjeti edhe Mohamed Salah.

Ai shënoi golin e tretë për ekipin e Jurgen Klopp në minutën e 71’, për rezultatin përfundimtar 3-1.

Pas kësaj fitore, Liverpooli ka shkuar në kuotën e 15 pikëve në pozitën e parë, pesë me shumë se Manchester City që nga ora 18:30 [përballet me Norwich City. /Gazeta Express/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…