Home Lajme Përfaqsuese të VV-së vizitë kuzhinës së SH.M “Andon Zako Çajupi” ku punësohen 18 gra të dëshmorëve

Përfaqsuese të VV-së vizitë kuzhinës së SH.M “Andon Zako Çajupi” ku punësohen 18 gra të dëshmorëve

1 min read
0
0
105
kujtesa

Përfaqësueset e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Qendra e Vushtrrisë, të prira nga nënkryetarja e Qendrës Gresa Muli, drejtoresha Fatmire Cecelia dhe asambleistet Fjolla Ujkani e Bahrije Ademi, vizituan sot kuzhinën që gjendet në një kënd të vogël të shkollës “Anton Zako Çajupi”, ku u pritën nga Vildane Mulaku, kryetare e Shoqatës së Grave “Martirët e Lirisë”.

Gjatë këtij takimi Mulaku shpalosi disa nga brengat dhe sfidat e tyre si familjare dhe gra të dëshmorëve, si dhe në përgjithësi me barriera të ndryshme që ballafaqohen ato si një kategori i veçantë shoqërore e dalë nga lufta.

Në këtë kuzhinë nga kjo shoqatë janë të punësuara 18 gra, bashkëshortët apo familjarët e të cilave janë të vrarë dhe të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…