Home Lajme Hoteli luksoz i Donald Trumpit në New York, shpallet si më i miri në botë

Hoteli luksoz i Donald Trumpit në New York, shpallet si më i miri në botë

2 min read
0
0
40
kujtesa

Ai mund të mos i pëlqej dikujt sa i përket politikës, por një gjë është e sigurtë që Donald Trump e di mirë se si duhet menaxhuar një hotel të bukur.

Prova? Trump International Hotel and Tower në New York është shpallur si hoteli më i mirë në botë, nga lexuesit e magazinë së udhëtimeve luksoze, transmeton Telegrafi.

Kjo pronë super luksoze që me pamje është i kthyer nga parku qendror, ka arritur ta lë pas hotelin Vatuvara në Fixhi, hotel ky që kanë qëndruar princi Harry dhe Meghan Markle, duke u renditur kështu në vendin e dytë.

Top 10 hotelet më të mira në botë janë përzgjedhur nga lexuesit e revistës “Luxury Lifestyle”, që shpesh i ofrojnë këshilla dhe udhëpërshkrime personave që parapëlqejnë të udhëtojnë nëpër botë.

Në vendin e tretë është renditur hoteli Emirates Palace në Abu Dhabi, që vitin e kaluar sipas lexuesve të kësaj reviste e kishte shpallur si më të mirin.

E në të katërtin është renditur Burj Al Arab që gjendet në Dubai, i pasuar nga Sherato Maldives. E top 5-ën e dytë e përbëjnë hotelet: Atlantis Paradise në Bahame, Langham në Sydney, Dorchester në Londër, Trump International Hotel në Washington DC dhe Grant Gotel Les Trois Rois në Bazel të Zvicrës. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…