Home Sport Barcelona e konsideron transferimin e Mbappes para Neymarit

Barcelona e konsideron transferimin e Mbappes para Neymarit

1 min read
0
0
53
kujtesa

Ylli francez, Kylian Mbappe thuhet se është bërë objektivi kryesor i verës së ardhshme për klubin katalunas, Barcelona.

Kampionët spanjollë janë përpjekur të transferojnë yllin e Brazilit, Neymar, pasi ai shprehu dëshirën e tij për t’u larguar nga Paris Saint-Germain.

Por, asnjë veprim nuk u materializua përpara se të mbyllet afati kalimtar i verës dhe Neymar mbeti në Ligue 1.

Barcelona mund të përfundojë ndjekjen e tyre për Neymarin dhe të kthejë vëmendjen te shoku i tij i skuadrës, Mbappe.

Neymar dhe Mbappe

Sipas gazetës Mundo Deportivo, shumë në klub e shohin Mbappen si një mundësi më të mirë me më shumë potencial sesa Neymar, megjithëse pritet të jetë më i kushtueshëm.

Për talentin e madhe francez në garë është edhe Real Madridi dhe transferimi i tij mund të kushtoj deri në 300 milionë euro. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…